Fati i keq i Kurtit- Një vit kryeministër pa shkelur asnjëherë tokën amerikane - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Fati i keq i Kurtit- Një vit kryeministër pa shkelur asnjëherë tokën amerikane

    Insajderi
    22 March 2022 - 18:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka shkuar asnjëherë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sot, ai shënon ditëlindjen e parë si kryeministër i vendit dhe nuk ka shkelur asnjëherë në token amerikane, shkruan Insajderi.

    Ndonëse një vizitë e tija në SHBA ishte paralajmëruar disa herë nga vetë ai dhe stafi i tij, kjo deri me tani nuk ka ndodhur.

    “Për shkak të situatave që ndodhemi jemi të detyruar ta ç’postojmë muaj pas muajve”, kjo ishte përgjigja e Kurtit kur ai u pyet nga gazetarët se përse ende nuk ka shkuar në Amerikë.

    Kjo ishte përgjigja e fundit e tij e bërë me 9 mars të këtij viti.

    Por, Kurti edhe para 6 muajve kishte deklaruar se në muajin nëntor të vitit 2021 do të shkonte për vizitë zyrtare në SHBA, por, as kjo vizitë nuk ndodhi.

    Albin Kurti edhe gjatë kohës së qeverisë Kurti 1 nuk ka pasur raporte të mira me Amerikën. Sipas ish-ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, SHBA-të kanë qenë përgjegjëse për shpërbërjen e qeverisë Kurti 1.

    Sipas tij, prishja e koalicionit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës , erdhi si pasojë e faktit që Shtetet e Bashkuara në atë periudhë nuk mbështesnin dhe nuk pajtoheshin me disa nga politikat e ndjekura nga qeveria “Kurti 1”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark