Fati i mbi 10 mijë refugjatëve sirianë në duart e Turqisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Fati i mbi 10 mijë refugjatëve sirianë në duart e Turqisë

    Insajderi
    08 February 2016 - 10:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbi dhjetë mijë sirianë të cilët kanë ikur nga rrethina e Aleppos edhe më tutje po ndodhen në territorin e Sirisë në afërsi të kufirit me Turqinë.

    Deri tash nuk ka asnjë shenjë që qeveria në Ankara do të mund të përgjigjet në presionin ndërkombëtar për të lëshuar refugjatët, raportojnë mediat turke.

    Ndërkaq, nga Turqia në drejtim të Sirisë po vazhdojnë të lëvizin konvojet e ndihmave humanitare dhe ambulancave dhe si duket Ankaraja ka plan që në kufi ta formojë një zonë e cila do të mund të bëhej hapësirë për grupimin e refugjatëve.

    “Kapacitetet tona janë të plota, në fund të fundit, ata njerëz nuk kanë ku të shkojnë tutje, ata ose do të vdesin nga pasojat e bombave dhe Turqia ashtu si edhe e gjithë bota do të shohin një masakër, ose ne do t’i hapim kufijtë tanë”, ka thënë zëvendëskryeministri turk, Numan Kurtlumush.

    Ai ka thënë që Ankaraja nuk është në pozicionin që refugjatëve t’u kërkojë që të mos vijnë në kufi, raporton Insajderi

    “Nëse do ta bënim një gjë të tillë, ajo do të nënkuptonte se ne po i lëmë të vetëm që të gjejnë zgjidhje deri në vdekje”, ka shtuar Kurtulmush.

    Sipas raporteve zyrtare nga qeveria turke, më shumë se 1 milionë njerëz do të mund të iknin nga zhvillimet e fundit dhe gjendja e luftës në Aleppo, ndërkaq deri më tash vetëm në Turqi janë mbi 2 milionë e gjysmë refugjatë sirian./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark