×
  • Lajme
  • Lajme

    “Fatkeqësi që shteti i Serbisë po vuan”, publikohet audio-incizimi mes Shabanit dhe Bogolub Janiceviqit

    Insajderi
    27 June 2024 - 23:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një audio-incizim është publikuar ku të përfshirë janë Bedri Shabani i arrestuar për spiunazh dhe Bogolub Janiceviq.

    Bedri Shabani, i cili ndodhet në paraburgim si i dyshuar për spiunazh, dyshohet se ishte në kontakt edhe me ish shefin e “Sekretariatit të Punëve të Brendshme” (SUP), për Ferizaj në vitin 1999, Bogoljub Janicijevic, i cili ka dy fletarreste nga drejtësia kosovare.

    Ky audio-incizim u publikua në “Debat Plus”, ku dëgjohet Bedri Shabani teksa bisedon në telefon me Bogolub Janiceviqin.

    Biseda e plotë e publikuar:

    Bedri Shabani: Prit pak! Ky miku ynë a ka guxim që t’iu thotë? Ndoshta nuk mundet për shkak të punës?!

    Bogolub Janiceviq: Ai ka guxim

    Bedri Shabani: A guxon ta thotë të vërtetën? Se sot njeriu nuk po mundet as të vërtetën ta thotë!

    Bogolub Janiceviq: Ai do tua thotë të gjtihë që janë, gjithmonë ashtu ka folur.

    Bedri Shabani: E le t’iu thotë atëherë se, nuk ka dyshim se kjo është 100%, se ai dhe ( e censuruar)… kanë së paku 50 njerëz dhe që punojnë për të. Prandaj ka qenë. Prandaj ka qenë ( e censuruar)… e të gjitha! Më kupton?

    Kjo pra! Fatkeqësi që shteti (i Serbisë) po vuan! Kjo pra! Vëlla, na duhet të mos flasim në telefon shumë, mos e dhëntë Zoti, por po të ma kapin kartelën e telefonit, do të behet belaja!

    Bogolub Janiceviq: Po

    Bedri Shabani: Të përshëndes shumë ty dhe familjen, Gjithë të mirat t’i uroj në jetë e atij mikut, thuaji që t’i rregulloj këto. Nëse jo, po i konvenon dikuj… e mbaroi! Më kupton?

    Bogolub Janiceviq: Po

    Bedri Shabani: Edhe këta “të huajt”.. Në vend se i gjithë shërbimi (BIA) të vrapojë aty ku po planifikojmë paraprakisht, po e sheh ku po vrapojnë pa lidhje!

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark