Fatmir Limaj: Do të jemi zëri i bizneseve – Insajderi
×
  • Lajme
  • Showbiz
  • Lajme

    Fatmir Limaj: Do të jemi zëri i bizneseve

    Insajderi
    14 January 2025 - 16:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i NISMA’së Fatmir Limaj në kuadër të fushatës zgjedhore ka vizituar zonën ekonomike në Suharekë.

    Ai ka thënë se kjo zonë është vetëm njëra nga veprat gjatë qeverisjes së NISMA`s.

    Sipas tij, Qeveria ka dështuar t’i mbështesë, duke penguar zhvillimin dhe rritjen e tyre, madje ka krijuar një atmosferë të pasigurisë për shumë sipërmarrës dhe ka bllokuar potencialin për krijimin e mundësive të reja pune dhe zhvillim ekonomik.

    “Nisma Socialdemokrate dhe unë personalisht angazhohemi të jemi zëri i biznesit dhe të punojmë për krijimin e kushteve të përshtatshme për zhvillimin dhe rritjen e tij. Ne do të luftojmë për mbështetje të vërtetë dhe për një politikë që i jep hapësirë dhe mundësi çdo biznesi që kontribuon në ekonominë e vendit”, ka thënë ai ndër të tjera

    E plotë:

    Zona industriale në Suharekë është një nga veprat e qeverisjes së NISMA-s, e cila ka ngritur kapacitetet dhe zhvillimin ekonomik!
    Sot vizitova një biznes prodhues i pijeve dhe fabrikën e prodhimit të dyerve dhe dritareve nga alumini.
    Këto biznese janë shembuj të suksesit dhe mundësive që ofron Kosova për investime dhe zhvillim ekonomik, megjithatë, është shqetësuese të shohim se në katër vitet e fundit, bizneset në Kosovë janë lënë pas dore, të harruara dhe të neglizhuara nga qeverisja aktuale.
    Qeveria ka dështuar t’i mbështesë, duke penguar zhvillimin dhe rritjen e tyre, madje ka krijuar një atmosferë të pasigurisë për shumë sipërmarrës dhe ka bllokuar potencialin për krijimin e mundësive të reja pune dhe zhvillim ekonomik.
    Nisma Socialdemokrate dhe unë personalisht angazhohemi të jemi zëri i biznesit dhe të punojmë për krijimin e kushteve të përshtatshme për zhvillimin dhe rritjen e tij.
    Ne do të luftojmë për mbështetje të vërtetë dhe për një politikë që i jep hapësirë dhe mundësi çdo biznesi që kontribuon në ekonominë e vendit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    14 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark