Fatmir Limaj, lider i Partisë Nisma, gjatë tubimit zgjedhor në Gjakovë, ka thënë se duan të bëjmë vepra të mëdha anë e këndë Kosovës.
“Koalicioni ynë ka vepra të mëdha në etapa të ndryshme, ne duam të bëjmë vepra të mëdha anë e këndë Kosovës. Besimi juaj na obligon ta përfundojmë autostradën e Dukagjinit, si dhe ta bëjmë aeroportin e Gjakovës model të suksesit”, tha Limaj.
Tutje ai shtoi se Gjakva sonte dha porosinë e qartë se më 9 shkurt do të ndeshkohen ata që kanë ofenduar qytetarin, që kanë nxitur urrejtje e përçarje, ata që për katër vite nuk arritën ta përfundojnë asnjë projekt.
“Sonte, Gjakova dha porosi të qartë se më 9 shkurt do të ndeshkohen ata që kanë ofenduar qytetarin, që kanë nxitur urrejtje e përçarje, ata që për katër vite nuk arritën ta përfundojnë asnjë projekt.
Antarësimi në NATO, pavarsimi energjetik, ekonomi të zhvilluar, shëndetësi, arsim, janë zotimet tona për mandatin tonë, sepse bashkimi ynë është për Kosovën fituese, veç Vepra”.