Fatmir Limaj: Klina e vendosur ta rikthejë Kosovën në rrugën e zhvillimit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Fatmir Limaj: Klina e vendosur ta rikthejë Kosovën në rrugën e zhvillimit

    Insajderi
    01 February 2025 - 15:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se Klina është e vendosur ta rikthejë Kosovën në rrugën e zhvillimit, duke u bërë thirrje qytetarëve për mbështetje në zgjedhjet e ardhshme.

    “Pas disa javësh aktiviteti, qytetarët e Klinës dhe Kosovës kanë parë të gjitha subjektet politike, dhe dallimi ynë nga të tjerët është historia, krenaria dhe veprat. Është lista jonë e përbërë nga patriotë, intelektualë të rinj e të reja,” tha Limaj.

    Ai u shpreh se është koha për t’i thënë “JO mashtrimit, JO atyre që duan ta përmbysin historinë dhe JO atyre që nuk kanë asgjë për të shfaqur pas katër viteve qeverisje.”

    Sipas Limajt, Kosova ka nevojë për bashkim rreth njerëzve të dëshmuar, ndërsa veteranët dhe invalidët e luftës e kanë adresën e tyre të vërtetë në këtë koalicion.

    “Për katër vite janë injoruar, nënçmuar dhe anashkaluar, prandaj është koha për bashkim rreth koalicionit për Kosovën fituese, veçVEPRA 137,” shkroi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark