![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha se në tubimin e sotëm me rininë e Malishevës ka pasur festë, atmosferë edhe shpresë për Kosovën.
Limaj tha se rinia është rreshtuar për energji pozitive.
“Festë, atmosferë, entuziazëm dhe shpresë për Kosovën sot nga rinia e Malishevës!
Rinia, si asnjëherë më parë, është rreshtuar për energji pozitive, kushte më të mira në arsim, shëndetësi me standarde evropiane, art e sport, për një shtet që siguron të ardhmen e tyre të sigurt, dhe kjo siguri është vetëm tek koalicioni për Kosovën fituese 137.
Djem dhe vajza nga e gjithë Kosova, shpreh mirënjohjen time për angazhimin dhe besimin tuaj ndaj koalicionit për Kosovën fituese, veçVEPRA.”, shkroi ai në “Facebook”.