Fatmir Limaj do të jetë sërish kryetar i Nismës për Kosovën, pasi që sot mori besimin e delegatëve të kësaj partie në kuvendin zgjedhor.
Në fjalimin e tij para delegatëve, Limaj edhe një herë kërkoi zgjedhje të parakohshme dhe që “urgjentisht të largohen mashtruesit nga pushteti.”
Kuvendi zgjedhor i Nismës, i pari që nga themelimi, është duke vazhduar edhe më tutje./Insajderi.com