Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka theksuar se mbështetja dhe entuziazmi i qytetarëve të Shtimes dhe Lipjanit për një Kosovë fituese është në rritje dhe i pa shmangshëm.
Limaj tha se më shumë se kurrë, qytetarët e Kosovës po e kuptojnë rëndësinë e kthimit të një qeverie të angazhuar për punë dhe projekte të prekshme për zhvillimin e vendit.
Ai u shpreh se, gjatë katër viteve të fundit, Kosova ka stagnuar në shumë aspekte.
“Sot, më shumë se kurrë, në çdo pjesë të Kosovës shihet rëndësia e kthimit të një qeverie që angazhohet për punë dhe projekte. Në katër vitet e fundit, Kosova ka stagnuar si në diplomaci, ashtu edhe në ekonomi dhe çdo fushë të ndjeshme për përmirësimin e jetës së qytetarëve”, shkroi ai në Facebook.
Ai deklaroi se koalicioni “Kosova fituese”, është alternativa e vetme që mund të garantojë një të ardhme më të sigurt për vendin.
“Koalicioni për Kosovën fituese, veç VEPRA, është alternativa e vetme që garanton siguri duke antarësuar Kosovën në NATO, garanton zhvillim ekonomik dhe pavarrësi energjetike,” deklaroi Limaj.