Fatmir Limaj takon Hysni Gucatin, ja çka diskutuan - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Fatmir Limaj takon Hysni Gucatin, ja çka diskutuan

    Insajderi
    24 April 2025 - 16:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, shkruan Insajderi.

    Gjatë këtij takimi, Limaj shprehu rëndësinë e adresimit të sfidave dhe nevojave që vazhdojnë të përballin organizatat e dala nga lufta.

    Në një deklaratë pas takimit, Limaj tha se diskutimi ishte përqendruar në mënyrat e bashkëpunimit për të trajtuar këto çështje në një mënyrë të dinjitetshme.

    NISMA Socialdemokrate mbetet e përkushtuar që në çdo kohë të japë kontributin e saj për përmirësimin e kushteve dhe avancimin e të drejtave të veteranëve dhe të gjitha organizatave të dala nga lufta për liri”, tha Limaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark