Fatmir Limaj vet i treti abstenoi sërish - por ja çka tha pas dështimit të seancës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Fatmir Limaj vet i treti abstenoi sërish – por ja çka tha pas dështimit të seancës

    Insajderi
    25 April 2025 - 10:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka dështuar për herë të gjashtë me radhë dhe është shtyrë për të dielën, me 27 prill, nga ora 10, shkruan Insajderi.

    Nga gjithsej 118 deputetë të pranishëm, 57 votuan për, 47 kundër, ndërsa 3 abstenuan.

    3 deputetë që abstenuan ishin ata të Nismës Socialdemokrate.

    Para mediave, pas mbylljes së punimeve në seancë, Limaj shkurt u shpreh se s’ka marrëveshje me askënd.

    “Partia fituese e zgjedhjeve nuk i ka votat dhe duhet gjetur rrugë që të krijojë shumicën e cila do të krijonte themelimin e institucioneve. Nuk kemi asnjë marrëveshje, ne nuk kemi marrëveshje me askënd…”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark