Kryetari i NISMA’s, Fatmir Limaj, ka thënë se Vitia është rreshtuar për Kosovën fituese 137.
“Qytetarët e Vitisë janë ofenduar dhe nënçmuar nga qeveria aktuale, dhe si askush tjetër, qytetarët e Vitisë e kanë kuptuar çfarë do të thotë të fitojë një parti, por të humbasë vendi. Prandaj, është koha t’i themi jo këtij modeli qeverisës”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Vitia është rreshtuar për Kosovën fituese 137!
Nderimi i të kaluares dhe ndërtimi i të ardhmes bëhet vetëm përmes veprës, pa fjalë boshe, shpifje e urrejtje.
Në mënyrë të veçantë, qytetarët e Vitisë janë ofenduar dhe nënçmuar nga qeveria aktuale, dhe si askush tjetër, qytetarët e Vitisë e kanë kuptuar çfarë do të thotë të fitojë një parti, por të humbasë vendi. Prandaj, është koha t’i themi jo këtij modeli qeverisës.
Veprimtaria jonë tregon qartë se kudo dhe kurdo që jemi bërë bashkë, ka fituar Kosova. Vizioni ynë është për të fituar Kosovën, jo një parti politike ose individë.
Le të bashkohemi të gjithë për të mirën e vendit, për çdo qytetar, për Kosovën fituese 137.