Fatmir Limaj viziton Gjilanin e Vitin: Për Kosovën fituese, veçVEPRA, Anamorava do të ketë fokus të veçantë, sidomos në infrastrukturë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Fatmir Limaj viziton Gjilanin e Vitin: Për Kosovën fituese, veçVEPRA, Anamorava do të ketë fokus të veçantë, sidomos në infrastrukturë

    Insajderi
    25 January 2025 - 17:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Nisma Social Demokrate, Fatmir Limaj, ka njoftuar se ka vizituar Gjilanin dhe Vitin.

    Limaj ka thënë se të dy shtabet e degëve janë aktivizuar maksimalisht për të sjellë ndryshimin që vendi ynë meriton.

    “Për Kosovën fituese, veçVEPRA, Anamorava do të ketë fokus të veçantë, sidomos në infrastrukturë, sepse aktualisht është një ndër shqetësimet më të mëdha të kësaj ane”, ka shtuar ai.

    Postimi i plotë:

    Rrugës për në Kamenicë, ndalova në Gjilan dhe Viti!

    Të dy shtabet e degëve janë aktivizuar maksimalisht për të sjellë ndryshimin që vendi ynë meriton. Po ashtu, gjatë qëndrimit në Viti, u ndalëm në zyrën e organizatave të dala nga lufta, ku shpreha mirënjohjen për rolin dhe kontributin e tyre në shoqëri.

    Për Kosovën fituese, veçVEPRA, Anamorava do të ketë fokus të veçantë, sidomos në infrastrukturë, sepse aktualisht është një ndër shqetësimet më të mëdha të kësaj ane.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark