Kandidati për deputet i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Matoshi, me numër 32 në listën votuese, përmes një postimi në Facebook ka treguar se si kanë filluar renovimin e shtratit të lumit Krivalekë në Kamenicë.
Matoshi theksoi se qeverisja aktuale nuk e vazhdoj këtë projekt.
“Ne filluam renovimin e shtratit të lumit Krivalekë në Kamenicë. Projekti, përveç pastrimit të lumit përfshinte edhe: ndërtimin e stazave, ndriçimin publik, hapësira për të pushuar dhe ndërtimin e 16 kaskadave që lumi të ketë ujë të mjaftueshëm. Qeverisja aktuale nuk e vazhdoj projektin, andaj kërkoj votën tuaj që ky projekt të vazhdohet”, u shpreh Matoshi.