Fatmir Pireci nuk komenton sharjen e Kryeziut në :Dosjen e Shefave” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Fatmir Pireci nuk komenton sharjen e Kryeziut në :Dosjen e Shefave”

    Insajderi
    05 August 2016 - 11:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fatmir Pireci, ish-zëdhënësi i Komunës së Prizrenit, në kohën e Eqrem Kryeziut, nuk ka dashur të komentoj rreth sharjes që sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Nijazi Kryeziu ia ka bërë në përgjimet e publikuara me Adem Grabovcin.

    “Nuk kam koment”, ka thënë Pireci për “PrizrenPress”.

    Pireci thotë se nuk e ka pritur nga Kryeziu një sharje të tillë.

    “Jo nuk e kam pritur”, shprehet Pireci.

    Pireci i cili kishte qenë kandidat për bordin e Ujësjellësit të Prizrenit, është sharë e fyer rëndë në bisedën telefonike mes Adem Grabovcit dhe Njzai Kryeziut të cilët vendosin se kush duhet të jetë në listën e kandidatëve. Kriter për ta, sipas përgjimeve është vetëm nëse kandidati është i partisë së tyre.

    Fatmir Pireci, gjatë kohës së qeverisjes së Prizrenit nga LDK-ja, ka qenë zëdhënës i Komunës së Prizrenit. Kurse në vitin 2013-të ka aderuar në PDK, duke u bërë bashkëpartiak i Nijazi Kryeziut.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark