Fatmir Reqica nga Grupi i Kumanovës ka reagur ndaj deklarates së deputetes së PDK-së Blerta Deliu.
“Zonja deputete Deliu, për përfitime përsonale e politike, ja zë goja të na quaj terrorista.
Pse flet me kokën e armikut ? A munden tash sllavo Maqedonasit ta përdorin këtë fjali tëndën në gjykatë kundër nesh, duke thënë se ja shikoni ka edhe deputete të Kuvendit te Kosovës që e pranojnë se kemi të bëjmë me terrorist?
Pse flet pa dije për një grumbuj votash e kinse ngritje personale. E ultë, e ultë shum, ta mbash krahun e armikut kundër qytetarit e luftetarit të lirisë, turp”.