Ish-anëtari i UÇK’së, Fatmir Sopi, ka filluar dëshminë në rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare në Hagë.
Sopi është prezantuar si Prokuroria si zëvendëskomandant i UÇK’së në zonën operative të Llapit. Në prezantimin e Prokurorisë thuhet se ai ka qenë i rëndësishëm në themelimin e brigadës “Fehmi Lladrovci”, shkruan Insajderi.
Prokuroria ka thënë se Sopi pritet të japë dëshmi për brigadën 153. /Insajderi.org/