Nga 6 korrik, Faton Hajrizi është arratisur nga burgu i Smrekonicës. Që nga arratisja, ai ka pasur disa paraqitje të drejtpërdrejta në rrjetin social “Tik-Tok”. Nuk kanë munguar talljet me pushtetin e Kurtit.
Derisa në një paraqitje ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla e quajti “ministër koti”, në një tjetër pushtetarëve iu referua me termin “Lepurushat e Vetëvendosjes”.
Ndërkohë sot, Faton Hajrizi ka publikuar një pamje duke u stërvitur, shkruan Insajderi.
Nga “Tik-Tok”, Hajrizi po lëshon deklarata nga më skandalozet, e përmes të cilave po kuptohet se burgjet po dështojnë.
E tillë është deklarata se ai nuk ka mbajtë burg kurrë pa telefon, madje madje që të njëjtin ua ka huazuar edhe “dostave” në burg.