Faton Klinaku reagon pas arrestimit të Dritan Goxhaj nga Specialja: U bë për t’i frikësuar njerëzit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Faton Klinaku reagon pas arrestimit të Dritan Goxhaj nga Specialja: U bë për t’i frikësuar njerëzit

    Insajderi
    31 July 2023 - 17:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Faton Klinaku nga OVL-UÇK ka reaguar pas arrestimit të ish-ushtarit të UÇK-së në Tiranë, Dritan Goxhaj.

    Klinaku përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se arrestimi i tij nga Specialja erdhi për t’i frikësuar njerëzit që e kundërshtojnë një gjykatë politike.

    “Në Gjykatën Speciale është penguar drejtësia nga vet ajo, duke i rrjedhur dokumentet e saj, si dhe duke i publikuar “viktimat” e me këtë edhe dëshmitarët. Edhe arrestimi i Dritan Goxhaj, bëhet për t’i frikësuar njerëzit që e kundërshtojnë një gjykatë politike”, shkroi Klinaku.

    Ndryshe, Gjykata Speciale e Hagës ka konfirmuar arrestimin në Tiranë të ish-pjesëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj.

    Siç bëhet e ditur në komunikatë, arrestimi i tij është bërë nën dyshimin për konsumimin e veprave penale që bien ndesh me administrimin e drejtësisë.

    Në komunikatë theksohet se ndaj Goxhajt është lëshuar fletëarrest, teksa i njëjti do të mbahet i ndaluar në Shqipëri derisa të krijohen kushtet për transferimin e tij në Hagë.

    Njoftimi i plotë nga Specialja:

    Më 31 korrik 2023, autoritetet e Shqipërisë arrestuan z. Dritan Goxhaj në Tiranë. DHSK-ja kërkoi bashkëpunimin dhe ndihmën e autoriteteve shqiptare për arrestimin e z. Goxhaj dhe dorëzimin e tij në DHSK, mbi bazën e fletarrestimit të lëshuar nga një gjykatës i DHSK-së në lidhje me vepra penale kundër administrimit të drejtësisë që përfshijnë frikësim dhe pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare. Z. Goxhaj do të mbahet i paraburgosur në Shqipëri në pritje të vendimit të autoriteteve shqiptare lidhur me transferimin e z. Goxhaj në objektin e paraburgimit të DHSK-së në Hagë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark