
Sot do të mbahet seanca e parë ndaj Faton Klinakut, i akuzuar për kanosje ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Seanca është caktuar në Gjykatën Themelore të Prishtinës dhe të nisë në orën 09:00, dhe sipas procedurës pritet të jetë i pranishëm edhe kryeministri Kurti në cilësinë e të dëmtuarit.
Klinaku, së bashku me një person tjetër me inicialet N.S., akuzohen nga Prokuroria Themelore e Prishtinës se më 30 gusht 2023 kanë kanosur Kurtin përmes postimeve në rrjete sociale.
Në aktakuzë, Klinaku përmendet për ripostimin e një mesazhi me përmbajtje kërcënuese, ku thuhej: “…Prapë po e përsëris, nëse ju duket skandaloz postimi i mëhershëm: Më parë e vras A.K. sesa t’ia lëshoj rrugën dhe të iki nga Kosova.”