
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka mohuar se protestuesit veteranë kanë gjuajtur me gazlotsjellës.
Ai për Gazetën Insajderi ka thënë se kanë parë që dikush nga dritaret e Kuvendit të Kosovës ka gjuajtur me gazlotsjellës.
Për këtë thotë se e lajmëruar edhe njërin nga Komandantët e Policisë së Kosovës.
“Ne kemi shku tek komandanti i Policisë dhe i kemi tregu, i kemi thënë merr masa se dikush atje prej dritareve janë duke gjuajt. Protestuesit kanë tregu që prej dritare po gjuhet dhe për këtë arsye kemi shku e kemi lajëmru policinë. Është e saktë që kanë gjuajt edhe vet shtyrja e seancës kanë pretendu me i largut veteranët prej protestës, mos me qëndru që mos me vazhdu protesta”, ka thënë ai për Insajderin.
I pyetur nëse policët që ndodheshin para Kuvendit e ku u ballafaquan me protestuesit gjuajtën me gaz lotsjellës, Klinaku u shpreh që jo.
“Jo, jo nga brenda Kuvendit dikush”, tha ai shkurt.
Që nga ora 10:00 e mëngjesit veteranët e UÇK-së kanë protestuar para Kuvendit të Kosovës, si shenjë pakënaqësi meqë u lanë jashtë rritjes së pagës minimale.
Protestuesit tentuan të futen edhe brenda Kuvendit, por u ndaluan nga Policia.
Policia ndërkohë ka mohuar se kanë përdorur gazlotsjellës teksa kanë njoftuar se dy policë kanë mbetur të lënduar.
Policia mohon se përdori gaz lotsjellës ndaj protestuesve, thotë se u lënduan dy policë
Ndërkohë raportohet se diku rreth 15 veteranë kanë mbetur të lënduar nga protesta e së hënës.