Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rajonal e udhëhequr nga Faton Peci, për tetë muaj, ka harxhuar afro 40 mijë euro nga buxheti. Këto shpenzime përfshijnë ushqim, akomodim dhe shpenzime të telefonave mobile. Vetëm nga i pari i kësaj ministrisë janë shpenzuar mbi 16 mijë euro. Gazeta Insajderi ju sjell detaje që posedon nga shpenzimet e kësaj ministrie.
Nga muaji janar e deri në shtator, nga kjo ministri janë shpenzuar 5 mijë e 839 euro për ushqim.
Pjesën me të madhe te këtyre harxhimeve e ka kryer minsitri, Faton Peci.
Sipas listës të siguruar nga Gazeta Insajderi përmes qasjes në dokumente publike, Peci ka shpenzuar 4 mijë e 844 euro për dreka zyrtare brenda vendit dhe 428 euro për dreka jashtë vendit.
Akomodim, mëditje, karburant, pjesa tjetër e shpenzimeve
Ministria e Bujqësisë, 10 mijë euro ka shpenzuar në meditje. Ministri nga buxheti i shtetit u pagua 3 mijë euro për meditje.
Ndërsa zëvendësministri, Imri Demelezi shpenzoi 1 mijë e 260 euro.
Mbi 1 mijë euro për meditje shkuan edhe për dy këshilltaret politik të Faton Pecit. Albert Behrami shpenzoi 1 mijë euro dhe Mentor Tahiri 1 mijë e 830 euro.
Ndërkaq, për shpenzime të akomodimit, kryeson sërish listën i pari i kësaj ministrie.
Peci ka shpenzuar 2 mijë e 886 euro.
Pas tij i dyti në listë është këshilltari politik Mentor Tahiri që u pagua 1 mijë 686 euro.
I treti në listë është zëvendësministri, Imri Demelezi, me 1 mijë e 447 euro.
Në anën tjetër, Ministri, Faton Peci e ka mbajtur rendin i pari edhe për shpenzimet për karuburant.
Ai ka shpenzuar 5 mijë e 490 euro. Ndërsa dy zëvendësministrat Imri Demelzi e Ladar Radulovic së bashku kanë shpenzuar
Ndërkaq, në shpenzimet e dërguara mungojnë shifrat për biletat që janë paguar. /Insajderi.org/