Fatura e dyshime 379 mijë euroshe e ministrisë së Aliut, nisin hetimet nga Prokuroria - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Fatura e dyshime 379 mijë euroshe e ministrisë së Aliut, nisin hetimet nga Prokuroria

    Insajderi
    24 July 2023 - 18:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një tjetër telashe duket se i ka dalë Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor me ligjin.

    Prokuroria Speciale ka nisur hetimet nën dyshime për korrupsion në një tjetër projekt që po realizohet nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, e cila drejtohet nga ministri Liburn Aliu dhe zëvendësministri, Hysen Durmishi.

    Bëhet fjalë për një kontratë që është duke u realizuar tek ndërtimi i rrugës që njihet si “Autostrada e Gjilanit” e për të cilën ka raportuar portali “Periskopi”.

    Për ndërtimin e rrugës 22-kilometërshe janë të nënshkruara tetë kontrata (lote) dhe po punohet në po aq segmente.

    Në janar të këtij viti, është publikuar hulumtimi me titull “Dyshime se me faturë të falsifikuar, u avulluan 379 mijë euro në Ministrinë e Liburn Aliut”.

    Mediumi ka raportuar se në vitin e kaluar, Ministria e Infrastrukturës, dyshohet se ka bërë një pagesë fiktive në llogari të kompanisë “2AGroup”, në emrin e disa punëve të kryera në projektin e Autostradës së Gjilanit.

    Dyshohet se kompania ka ofruar një faturë të falsifikuar duke e mashtruar Ministrinë për një vlerë prej 378, 951. 39 euro për rimbursim, ani pse nuk e ka kryer asnjë punë, për më tepër as nuk kanë ekzistuar punë të tilla që duhet të kryhen për atë që njihet si ‘situacion’.

    Burime të Periskopit kanë mësuar se tashmë Prokuroria ka nisur një hetim rreth kësaj çështje. Fillimisht, policia e krimeve ekonomike ka marrë të gjitha faturat e paguara për lot 4 nga Ministria e Infrastrukturës, dhe më pas Prokuroria ka angazhuar disa ekspertë të Universitetit të Prishtinës për të bërë matjet në terren.

    Mësohet se fakulteti ka caktuar tre profesorë- asistentë: Premtin Thaqi, Fidan Salihu dhe mësimdhënësi Fisnik Loshi.

    Raportimi: EKSKLUZIVE: Dyshime se me faturë të falsifikuar, u avulluan 379 mijë euro në Ministrinë e Liburn Aliut


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark