Fatziu Haxhi Avdyli- Kontribuoi ne çlirimin e Kosovës me 14 shkurt, shpërfillet nga Albin Kurti - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Fatziu Haxhi Avdyli- Kontribuoi ne çlirimin e Kosovës me 14 shkurt, shpërfillet nga Albin Kurti

    Insajderi
    16 November 2021 - 12:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Haxhi Avdyli nga “Lista Guxo” ka dështuar të jetë sërish ministër i Shëndetësisë, përkundër që emri i tij u lakua nëpër media.

    Avdyli i cili iu gëzua tej mase fitores së 14 shkurtit dhe nga ana e tij u pa një entuziazëm i madh për fitoren e Kurtit e Osmanit është shpërfillur nga kryeministri Kurti. Ai sot emëroi Rifat Latifin, ministër të Shëndetësisë.

    Madje pas koalicionit VV-Lista Guxo ai tha se e keqja do të merr fund në Kosovë, duke lartësuar figurën e Kurtit e Osmanit.

    Kur Avdyli ishte pyetur në nëntor nëse do ta jetë ministër i ri i Shëndetësisë, Avdyli as nuk e kishte mohuar as pohuar.

    “Nuk kam kurrfarë deklarate, më vjen keq”, tha shkurt Avdyli për Insajderi.

    Avdyli kishte thënë se nuk është në dorën e tij posti i ministrit, ndërsa kishte treguar se diskutimet janë të vazhdueshme.

    “Nuk mund me i konfirmua asgjë, sepse procesi i diskutimeve është i nivelit më të lartë, është i vazhdueshëm por nuk mund ta konfirmoj asgjë sepse kjo nuk është në dorën time por në dorën e atyre të cilët janë vendimmarrës në politikën kosovare sot”, kishte shtuar tutje.

    Ndërkohë, se ministri do të jetë nga radhët e “Listës Guxo” e tha edhe ministri i Bujqësisë, Faton Peci, i cili poashtu vije nga kjo listë.

    Në një konferencë për media ku foli për projektligjin për bujqësi dhe zhvillim rural, i cili u miratua paraprakisht në mbledhjen e qeverisë, Peci u pyet nëse ministri i Shëndetësisë do të jetë nga Lista Guxo, por tha se nuk mund të flasë për emrin.

    “Tash unë këtu kam dalë për të diskutuar për zhvillimet e fundit në sektorin e bujqësisë. Se cili do të jetë emri i ri i ministrit të Shëndetësisë do ta vendos kryeministri. Ne si partner i Qeverisë normalisht që do ta kemi pjesën e konsultave, por nuk mund të flas se cili do të jetë ministri i Shëndetësisë”, tha Peci, përcjell Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark