
Shefi i asamblistëve të Vetëvendosje në Prishtinë, Gëzim Sveçla është ndaluar për 48 orë nga Policia e Kosovës pasi ka demoluar një mikrofon në sallën e Kuvendit Komunal të Prishtinës, të hënën, gjatë mbajtjes së seancës.
Lajmin për ndalimin e tij e ka bërë publikë vetë, Sveçla përmes një njoftimi në Facebook.
“…po më dërgojnë në mbajtje 48 orë”, shkruan mes tjerash Sveçla në Facebook.
Edhe pse kodi i procedurës penale, personave që ndalohen, nuk iu lejon mbajtjen e mjeteve të komunikimit si “telefoni” dhe as incizimin e të dyshuarve, por në rastin e shefit të VV’së në komunën Prishtinës, Gëzim Sveçlës, ka pasur sjellje favorizuese nga Prokuroria në Prishtinë, shkruan Gazeta Insajderi.
Në postimin e tij, mes tjerash, ka theksuar se megjithëse mbiemri i tij është “Sveçla”, që mund të asociohet me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ai ka marrë një masë të tillë për veprimin e tij.
Sveçla ka shkruar: “Unë mbiemrin e kam ‘Sveçla’, dhe nga një aksion simbolik që bëra, po më dërgojnë në mbajtje 48 orë. Por, kjo ndoshta është edhe Kosova që po e ëndërrojmë, pavarësisht mbiemrave të jemi të gjithë të barabartë. A jemi nuk e di?”.