Faza e bisedimeve- Duda Balje ia prezanton Kurtit "kushtet" në këmbim të votës për formimin e Qeverisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Faza e bisedimeve- Duda Balje ia prezanton Kurtit “kushtet” në këmbim të votës për formimin e Qeverisë

    Insajderi
    03 April 2025 - 10:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e zgjedhur, Duda Balje, sot ka mbajtur takimin e parë me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për bisedime rreth formimit të qeverisë.

    Balje tha se Kurtit ia ka prezantuar kushtet e saj në këmbim të votës dhe tha se nuk ka marrë konfirmimin nga Kurti nëse ato do të plotësohen dhe se rrjedhimisht as nuk ka dhënë konfirmim për votimin e qeverisë.

    “Sot ne kemi pas takimin e parë. Unë dola para kryeministrit me kërkesat që ne si boshnjakë kemi. Nuk kemi marrë asnjë konfirmim dhe nuk kemi dhënë asnjë konfirmim. Tash për tash jemi në fazën e bisedimeve. S’ka asgjë konkrete”, përcjell Insajderi.

    Balje tha se kërkesat e saj janë “komuna e boshnjakëve, reforma në arsim, trajtimi i barabartë për krejt deputetët që kanë një votë brenda Kuvendit. Takimin e radhës nuk e kemi caktuar ende”.

    Balje tha se ka mbetur që edhe nga ana e Kurtit “të mendojë” dhe më pas të kthejë përgjigje.

    Gjithashtu, deputetja Balje tha se nuk e di me siguri nëse do të votojë për zgjedhjen e kryeparlamentarit më 15 prill pa e marrë sigurinë se do t’i plotësohen kërkesat.

    “Ne kemi takimin në Kryesi të partisë dhe pastaj do të vendosim”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark