Metoda sekrete e Byrosë Federale të Hetimit për zbërthimin e iPhone 5C përdorur ndaj telefonit të atentatorit të San Bernardinos nuk do të funksionojë në modelet e reja të këtij telefoni u shpreh drejtori i FBI-së, James Comey.
“Ne kemi një mënyrë funksionale në vetëm disa telefonë,” u shpreh Comey në një konferencë për enkriptimin dhe mbikëqyrjen ditën e Mërkure. Zbulimi kësaj metode çoi në rënie të vlerës së aksioneve të Apple me 1.3 %.
Sipas Comey, kjo teknikë nuk do të funksionojë në iPhone 5S apo modelet më të fundit si iPhone 6 dhe 6S. iPhone 5C i prekur nga kjo dobësi sigurie është prezantuar në 2013-tën dhe Apple e ka tërhequr nga tregu.
Para pak ditësh, departamenti amerikan i drejtësisë njoftoi se kishte arritur të qasej në të dhënat e iPhone të atentatorit me ndihmën e një pale të tretë çka çoi në fundin e betejës ligjore mes Apple dhe FBI-së.
Duke qenë se kjo teknik nuk mund të shfrytëzohet për tu qasur në modelet e reja të iPhone, agjensitë e zbatimit të ligjit me shumë gjasa do të kërkojnë ndihmë nga Apple në rastet e tjera.
Departamenti i drejtësisë i ka kërkuar një gjykate në New York që të detyrojë Apple të zbërthejë iPhone 5S lidhur ngushtë me një hetim të një bande droge. Por nëse qeveria amerikane vijon të ndjekë këtë çështje, Apple do të ndjekë çdo rrugë ligjore që të zbulojë teknikën e FBI-së shkruante agjensia e lajmeve Reuters. (PCWorld Albanian)