×
  • Lajme
  • Botë
  • Biznes
  • Lajme / Botë

    FBI gjen një mënyrë për të zhbllokuar iPhone-n

    Insajderi
    22 March 2016 - 15:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtësia amerikane ka pranuar kërkesën e FBI-së për të shtyrë seancën gjyqësorë me ‘Apple’ mbi çështjen e zhbllokimit të telefonit iPhone të vrasësit të San Bernardinos në SHBA, ku humbën jetën me dhjetëra persona pas një sulmi terrorist në një kampus.

    Autoritetet federale kanë gjetur rrugë të reja për të zhbllokuar telefonin e mençur të vrasësit pa ndihmën e shoqërisë së Cupertinos dhe ka filluar të verifikojë efikasitetin.

    Lëvizja e qeverisë mund të shmangë direkt përplasjen me kompaninë ‘Apple’ mbi çështjen e privatësisë. Të dyja palët janë takuar për javë deri kur një gjykatë ka detyruar grupin të ndihmojë FBI-në.

    Urdhër që Cupertino ka thënë menjëherë se nuk kërkon ta respektojë, duke vënë në dukje, se ngritja e një kodi për zhbllokimin, do të rrezikonte miliona klientë. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark