Në një letër drejt Kongresit, drejtori i Byrosë Federale James Comey ka thënë se kjo agjenci i ka dhënë fund hetimeve dhe nuk ka ndryshuar asgjë në qëndrimin e saj.
Në korrik, ai kishte thënë se Clinton ishte e pakujdesshme, por nuk kishte bërë asnjë krim me materialet sensitive në e-mailin e saj privat sa ishte sekretare e shtetit.
Çështja ishte ngritur përsëri kur u gjetën “prova” të reja në e-mail.
“Duke u bazuar në hulumtimet tona, nuk kemi ndryshuar asgjë në konkluzionet që kemi shprehur në korrik”, ka thënë Comey në letrën dërguar Kongresit.
SHBA-ja voton të martën për presidentin e ri.