Kandidatja për presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hillary Clinton, është marrë në pyetje nga FBI për emailat e saj gjatë kohës si sekretare e Shtetit në SHBA.
FBI po heton Clintonin dhe ndihmësit e saj mbi atë nëse ata kanë keqpërdorur informacionin e klasifikuar në një server privat të emaileve që ajo ka përdorur derisa shërbente si sekretare e Shtetit.
Clinton mohon trajtimin e informacionit të klasifikuar në emailet e saj private, njofton BBC, transmeton Insajderi. Ajo tha se e ka mbajtur adresën e e-mailit për arsye të lehtësimit të punëve.
Megjithatë, një hetim i Departamentit të Shtetit akuzon atë dhe ish-sekretarë të tjerë amerikanë të Shtetit për menaxhim të dobët të sigurisë së emailit. /Insajderi.com