Telefoni i takon Dahir Adan, një punonjës të një firme private për siguri, i cili kishte goditur me thikë 10 persona në një qendër në Minnesota të SHBA-së, muajin e kaluar.
Adan u qëllua dhe u vra nga policia gjatë sulmit, por agjentët e FBI janë duke zhvilluar hetime nëse në telefonin e tij gjinden të dhëna për motivet e tij dhe nëse ai mund të ketë komunikuar me përfaqësuesit e ISIS para sulmit, raporton TheVerge.
Është ende e paqartë nëse FBI do të përpiqet të detyrojë Apple për të zhbllokuar telefonin, derisa është gjithashtu e paqartë se çfarë modeli të iPhone-t FBI po synon të zhbllokoj.
Kjo është hera e dytë që FBI, bënë përpjekje për të zhbllokuar një iPhone, ku në herën e parë FBI kishte dështuar të bind Apple, duke u detyruar për të paguar 1 milion dollar tek kompania Zerodium për të deshifruar atë. /Insajderi.com