Përfaqësues nga FBI, Shërbimi Sekret dhe Zyra lokale e Sherifit zhvilluan një konferencë lidhur me të shtënat me armë zjarri të raportuara pranë fushës së golfit ku po luante ish-presidenti Donald Trump në Florida.
“Donald Trump ishte subjekt i një “tentative të dukshme vrasjeje” në klubin e tij të golfit në Florida, ka thënë FBI.
Ndërkohë lidhur me këtë ngjarje është ndaluar një person.
Incidenti ndodhi më herët, teksa ish-presidenti amerikan raportohet të jetë shëndosh e mirë.
“Jam i sigurtë dhe mirë! Asgjë nuk do të më ngadalësojë, nuk do të dorëzohem kurrë!”, tha Trump, pas incidentit.