FDA autorizon pilulën molnupiravir për përdorim urgjent - Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    FDA autorizon pilulën molnupiravir për përdorim urgjent

    Insajderi
    24 December 2021 - 13:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka autorizuar një pilulë të dytë antivirale për trajtimin e COVID-19, vetëm një ditë pas autorizimit të pilulës së parë antivirale për koronavirusin.

    FDA lëshoi një autorizim për përdorim urgjent edhe për molnupiravirin e Merck (MRK) për trajtimin në raste të lehta të sëmundjes deri në një status mesatar të koronavirusit, raporton atsh.

    Pilula është miratuar për përdorim nga të rriturit me rezultate pozitive të testit viral të SARS-CoV-2 dhe që janë në rrezik të lartë të COVID-19, duke përfshirë shtrimin në spital ose vdekjen.

    Molnupiravir ofrohet vetëm me recetë dhe duhet të fillohet sa më shpejt që të jetë e mundur pas diagnozës së COVID-19 dhe brenda pesë ditëve nga fillimi i simptomave.

    FDAka aprovuar së fundmi edhe pilulën paxlovin të Pfizer.

    Të dyja pilulat mund të merren nga goja në shtëpi, një miratim novator për profesionistët e kujdesit shëndetësor.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    09 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark