Në ditën e kujtimit të njërës prej ikonave më të mëdha në histori të futbollit (dy vjet nga vdekja e Peles), Brazili e ka uruar Vinicius Juniorin, i cili së fundmi u zgjodh futbollisti më i mirë në botë.
Konfederata Braziliane e Futbollit (CBF) e ka inauguruar fasadën e re në shtëpinë e saj në Rio de Janeiro, duke e vendosur sulmuesin e Real Madridit në një mural me fanellën e Seleçao, të shoqëruar me frazat: “Më i miri i botës është me ne.”
CFB kështu e festoi çmimin që e mori lojtari nga FIFA, e cila e zgjodhi si më të mirin në botë.
Vinicius ka hyrë në mesin e legjendave braziliane që e kishin fituar këtë trofe prestigjioz si Ronaldo (tri herë), Ronaldinho (dy herë), Romario dhe Rivaldo.
Mural em homenagem a Vinicius Jr. na sede da CBF.
— LIBERTA DEPRE (@liberta___depre) December 29, 2024
"O melhor do mundo é nosso 7." 🇧🇷👑
📷: Joilson Marconne/CBF pic.twitter.com/kuMFYx1ACd