Federata e Serbisë nuk e vendos flamurin e Shqipërisë në stadium - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Federata e Serbisë nuk e vendos flamurin e Shqipërisë në stadium

    Insajderi
    10 October 2025 - 21:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet nesër (e shtunë) me Serbinë në stadiumin “Dubocica”.

    Sot (e premte) në Leskovc është zhvilluar edhe stërvitja e fundit nën urdhrat e përzgjedhësit Sylvinho.

    Federata e Serbisë akoma nuk e ka vendosur në stadium flamurin e Shqipërisë si identifikues për ndeshjen. Po ashtu deri tani mungon edhe ai i UEFA-s.

    Serbët kanë njoftuar se nesër në stadium nuk lejohet asnjë simbol shqiptar.

    Rreth 5000 tifozë do të jenë të pranishëm në total. Federata ka njoftuar se kontrollet do të jenë të rrepta.

    Për më tepër, asnjë nuk do të futet në stadium duke pasur vetëm biletën. Kështu çdo tifoz do të jetë i identifikuar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    10 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark