Federata e Serbisë u kërkon falje serbëve, thotë se s’ka më flamur të Kosovës në Kongresin e UEFA-s - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Federata e Serbisë u kërkon falje serbëve, thotë se s’ka më flamur të Kosovës në Kongresin e UEFA-s

    Insajderi
    03 April 2025 - 12:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Flamuri i Republikës së Kosovës që u pa mbrëmë në Beograd, në vendin ku sot po mbahet Kongresi i UEFA-s, ka ngjallur reagime në shtetin serb që e kundërshton pavarësinë e Kosovës.

    Kjo ka bërë që Federata Serbe e Futbollit si nikoqire e kongresit të UEFA-s, ta lëshojë një komunikatë sot, kur po mbahet ky kongres.

    Shtëpia e futbollit serb iu ka kërkuar falje gjithë serbëve në Serbi dhe atyre që jetojnë në Kosovë, siç thotë ajo për “lëshimin” e mbrëmshëm, ndërsa thotë se gabimi u përmirësua, duke e lënë të nënkuptohet se flamuri i Republikës së Kosovës është hequr.

    “Kongresi i 49-të i UEFA-s po zhvillohet sot në Beograd, një nga ngjarjet më të mëdha që është mbajtur ndonjëherë në vendin tonë. Kongresi organizohet nga UEFA, ndërsa Federata e Futbollit e Serbisë mirëpret figurat më të rëndësishme të futbollit në Evropë dhe botë. Organizimi i jashtëzakonshëm u zbeh nga një neglizhencë e organizatorëve, të cilën një pjesëmarrës në Kongres u përpoq ta shfrytëzonte për interesa jo-futbollistike. Reaguam së bashku, shpejt dhe me vendosmëri, dhe me përgjegjësi të plotë informojmë publikun se nuk ka asnjë flamur apo simbol të Kosovës në Kongresin e UEFA-s sot në Beograd. Kërkojmë ndjesë për çdo qytetar tonin dhe çdo anëtar të popullit tonë, veçanërisht për bashkëkombësit tanë në Kosovë, të cilët u ndjenë të shqetësuar dhe të lënduar nga kjo mungesë vëmendjeje e organizatorit, e cila u korrigjua menjëherë pas reagimit tonë”, thuhet në komunikatën e Federatës serbe të futbollit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    26 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark