Federata i thërret, serbët s’duan as të dëgjojnë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Federata i thërret, serbët s’duan as të dëgjojnë

    Insajderi
    02 February 2016 - 12:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Më 20 janar të këtij viti u hodh shorti për kualifikimet e ‘EuroBasket 2017’, në të cilën për herë të parë bënte pjesë edhe përfaqësuesja e shtetit më të ri në Evropë, Kosovës.

    Federata e Basketbollit të Kosovës ka menduar që të thërras edhe basketbollistë të nacionaliteteve të tjera përpos shqiptarëve, të cilët e kanë të drejtën legjitime të përfaqësojnë këtë vend pasi janë lindur në Kosovë.

    Por sportistët e nacionalitet serb nuk e kanë çuar ndërmendë të luajnë për shtetin ku kanë lindur.

    Këtë e konfirmoi edhe Sekretari i Federatës të Basketbollit Leart Hoxha, i cili tha se janë kontaktuar disa të tillë por që e kanë refuzuar kategorikisht ftesën.

    “ Janë kontaktuar lojtarë të nacionalitetit serb ose që kanë pasaportë serbe, të cilët ose e kanë refuzuar ftesën, ose nuk i janë përgjigjur asaj,” tha Hoxha.

    Përveç basketbollistëve të nacionalitetit serb, Federata ka konfirmuar se ka kontaktuar edhe basketbollist të komuniteteve tjera, siç është shembulli i Dejan Musli, goran nga Kosova, qendër e njohur në serbi por që ka lindur në Prizren.

    Musli po paraqitet me sukses në kampionatin spanjoll.
    Ai ka luajtur për të rinjtë e Serbisë dhe në Evropë njihet si basketbollist serb.

    “Thirrje përmes menaxherit i kemi bërë edhe lojtarit Dejan Musli që ka lindur në Prizren. Do të shohim se çka do të ketë nga gjithe kjo,” tha të premtën për “Koha Ditore”, kryetari i Federatës të Basketbollit, Erolld Belegu.

    Ndërkohë i kontaktuar nga ‘Insajderi’, trajneri i përfaqësuesës së Kosovës në basketboll, Arben Krasniqi, i’a lë derën e hapur të gjithë atyre që duan të luajnë për ekipin kombëtar kosovar.
    “Secili lojtarë që e ndien vetën kosovar dhe ka dëshirë të na përfaqësoj i ka dyert e hapura për kombëtaren e Kosovës,” deklaroi Krasniqi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark