×
  • Lajme
  • Lajme

    “Federatë shqiptare, rizgjedhje të Kurtit”, Fitorja e Trump frikëson shumë Ramabajën

    Insajderi
    06 November 2024 - 12:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Analistin  Sadri Ramabaja e ka frikësuar shumë fitoja e Donald Trump në zgjedhjet elektorale në Amerikë.

    Ai e quan fitoren e tij si “Fundi i demokracisë liberale”.

    Sipas tij, zgjedhja e Trump do të ketë pasoja edhe për shqiptarët. Ndaj, ai bën thirrje për krijimin e “Federatës Shqiptare”

      E po ashtu, nuk ka lënë edhe pa kërkuar rizgjedhjen e Kurtit në pozitën që është tani.

    Postimi i plotë:

    Fundi i demokracisë liberale.

    E bashkë me këtë fund të palavdishëm, fillon epoka e fashizmit modern tok me rendin e ri botëror.

    Instalimi i fashizmit gjerman përmes zgjedhjeve kishte fituar në vitin 1933, por ai do të bëhej shkas për fillimin e Luftës së Dytë Botërore.

    Bota që sot futet në autostradën e pasigurisë totale.

    Në Europë pason rigrupimi i aleancave të reja dhe forcimi i rolit të shtetit-komb.

    Në këtë hulli hyjmë edhe ne.

    Beteja për mbijetesë do të jetë shenjuesi i viteve pasuese.

    Që të ruajmë integritetin territorial dhe të ardhmen si Komb, dy republikat tona duhet të marrin vendime urgjente që do të rezultonin me krijimin e Federatës Shqiptare.

    Për këtë arsye zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 marrin karakter plebishitar. Kosova duhet ta konfirmojë maturimin e saj politik duke rizgjedhur Albin Kurtin në pozicionin e tij aktual dhe duke i dhënë fuqi edhe më stabile qeverisjes për mandatin e ri.

    Republika ka nevojë për lider të fortë.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark