
Fehmi Kupina nga iniciativa qytetare Lidhja e Prishtinës, së bashku me kandidatin për Kuvendin Komunal të Prishtinës, Ardian Krasniqi, ishin me qytetarë të lagjeve Taukbashqe, Taslixhe dhe Velani për t’ua treguar atyre vizionin për kryeqytetin.
“Dhjetëra qytetarë të lagjeve Taukbashqe, Taslixhe dhe Velani u mblodhën për të dëgjuar vizionin e Lidhjes së Prishtinës, të cilin e prezantuam bashkë me Ardian Krasniqin, kandidatin për Kuvend Komunal”, shkroi Kupina në një postim në Facebook.
“Prezenca dhe energjia e qytetarëve ishte mbresëlënëse. Është tejet motivuese për ne kur shohim kaq shumë qytetarë në mbështetje të rrugëtimit tonë”, tha ai.
Qytetarët e mbledhur aty, Fehmi Kupina i falënderoi “nga zemra”.