Fehmi Kupina takohet me banorë të Pejtonit: Iu premtuam banorëve se do të bëjmë çdo gjë për të marrë parasysh kërkesat e tyre - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Fehmi Kupina takohet me banorë të Pejtonit: Iu premtuam banorëve se do të bëjmë çdo gjë për të marrë parasysh kërkesat e tyre

    Insajderi
    23 September 2025 - 12:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fehmi Kupina nga Lidhja e Prishtinës, ka njoftuar se është takuar me banorë të lagjes Pejton në Prishtinë, ku ka qenë së bashku me Sheqir Zenelin, i cili është numri dy i listës së tyre për Kuvend Komunal.

    Kupina ka thënë se kjo zonë e Prishtinës ka pësuar ndryshime të mëdha dhe shpeshherë banorët nuk janë konsultuar për orientimin e zhvillimit.

    ”Ne iu premtuam banorëve se do të bëjmë çdo gjë për të marrë parasysh kërkesat e tyre dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës në këtë zonë të mbingarkuar. Është e domosdoshme që Prishtina të zhvillohet por kjo duhet të bëhet duke ruajtur traditën dhe duke ndërtuar të ardhmen”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark