Fehmi Kupina është zgjedhur Kryesuesi i kuvendit komunal të Prishtinës.
Nga 42 asamblistë që ishin në sallë, ai mori 25 vota pro, duke marrë edhe përkrahjen e nëntë asamblistëve të PDK-së dhe nga një të Nismës e Lëvizjes për Bashkim, shkruan Gazeta Insajderi.
Kupina u zgjodh në rundin e tretë, pasi në dy rundet e para s’mjaftonin 25 votat. Në rundin e tretë mjaftonin votat e shumicës së atyre që votuan.
Lëvizja Vetëvendosje qëndroi në sallë por nuk votoi, derisa AAK dhe AKR nuk ishin prezent në sallë për votimin e kryesuesit të LDK-së.
Lexo edhe: