×
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Feim Pulaj me pretendim të bujshëm – Denoncon për 900 mijë euro ryshfet zyrtarët e ATK’së

    Insajderi
    12 January 2024 - 17:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në seancën e mbyllur për media për rastin e “LakeSide” Hotel, është bërë edhe një akuzë e rëndë nga i akuzuari kryesor. Nga biznesmeni Feim Pulaj. Ai ka akuzuar një grup zyrtarësh të ATK’së për ryshfet. Ka pohuar se ata ia kërkuan 30 përqindëshin e shumës që biznesmeni kërkonte që t’i rimbursohej nga shtetit. I ka përmendur me emra.

    Feim Pulaj kërkonte që ATK’ja të ia rimbursonte shumën prej 2.7 milionë eurosh. Në këmbim të këtij rimbursimi, Pulaj pretendon se një grup i zyrtarëve të ATK’së ia kërkuar 900 mijë euro.

    Biznesmeni pohoi në seancë se nuk kishte pranuar që ta jepte këtë shumë.

    “Nuk e di pse janë këtu në seancë këta zyrtarë të ATK’së. Janë disa tjerë që duhet të jenë para gjyqit. Më kërkuan ryshfet”, ka thënë Pulaj në seancën e mbyllur për publikun.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar me një grup avokatësh të pranishëm në sallën e gjyqit. Ata kanë konfirmuar se Pulaj e ka bërë këtë denoncim. Disa prej tyre nuk ishin të sigurte që deklarata e tij është futur në procesverbalin e seancës.

    Ndërkaq avokati kryesor i Pulajt ka thënë shkurtimisht se nuk mund të flasë për detajet.

    “Nuk mund as ta konfirmoj e as mos ta konfirmoj”, ka thënë avokati i Pulajt.

    Gazeta Insajderi ka bërë përpjekje gjatë ditës që të flasë edhe me biznesmenin Pulaj. Nuk ka qenë i qasshëm.

    Pse u arrestua biznesmeni Pulaj?

    Biznesmeni Feim Pulaj dhe 12 zyrtarët e Administratës Tatimore të Kosovës dyshoheshin për disa vepra penale si “Mashtrimi në detyrë”, “Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin” dhe “Shmangia nga tatimi”.

    Dosjen të cilën e siguroi Insajderi thuhej se biznesmeni Feim Pulaj dyshohej se ka kryer veprën penale për “Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin”.

    Sipas dosjes, Pulaj kishte tentuar të përfitoj kundërligjshëm rimbushim nga ATK respektivisht nga TVSH’ja përmes hotelit të tij “Lakeside”.

    Gjatë muajit janar- mars 2020, në Prishtinë dhe Prizren, në cilësinë e pronarit dhe personit të autorizuar të bizneseve “Blue Plan Kosova AG” dhe hotelit “Lakeside”. Më qëllim të përfitimit të dobisë pasurore në mënyrë të kundërligjshme me dashje dhe dijeni ka përforur dokumentet me përmbajtje të rrejshme, konkretisht 23 fatura fictive në vlerë prej mbi 18 milionë të cilat i kishte blerë nga I pandehuri Bedri Batatina kinse për ndërtimin e hotelit “Lakeside” që gjendet në Vermicë të Prizrenit. I pandehuru Pulaj përmes faktuarve fictive ka bërë hyrje/blerje fillimisht të biznesit të tij “Blue Plan Kosova AG” dhe pastaj të njetja fatura I ka bërë dalje/shitje tek biznesi tjetër I tij “Lakeside AG” duke krijuar kështu qarkullim financiar bankar fiktiv përmes llogarive bankare të bizneseve të tija derisa ka arritur vlerën mbi 18 milionë. Krjet kjo me qëllim që të përfitoj kundërligjshëm rimburësim nga ATK;ha respektivisht TVSH’në e zbritshme në biznesin e tij me arsyetimin se kishte investuar në ndërtimin e hotelit të lartcekur në vitin 2020”, thuhet në dosje.

    Gjithmonë, sipas dosjes së prokurorisë i pandehuri do të dëmtonte buxhetin të Kosovës në shumën prej 2 milionë e 787 mijë euro.

    Dosja e Prokurorisë shpjegonte poashtu se si zyrtarë të ATK-së ia kanë njohur 23 fatura fiktive si të rregullta me vlerë prej 18 milionë eurosh për ndërtimin e një hoteli, i cili veçse ka qenë i ndërtuar.

    Tutje, sipas dosjes së Prokurorisë të pandehurit, Feim Pulaj, Besim Batatina dhe Bedri Batatina kanë shmangur tatimin e paraparë sipas ATK’së duke mos raportuar tatimin e obliguar duke e dëmtuar buxhetin e Kosovës me mbi 122 mijë euro.

    Gjykata liroi Feim Pulaj dhe 12 zyrtarët e ATK-së

    Gjykata Themelore në Prishtinë, të enjten refuzoi kërkesën për paraburgimi ndaj biznesmenit, Pulaj dhe 12 zyrtarëve të ATK-së.

    Ndaj të njëjtëve është vendosur masa e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar.

    Kjo masë pritet të zgjasë deri me datën 9 shkurt.

    /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark