Fejohet Enca? - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Fejohet Enca?

    Insajderi
    12 February 2025 - 15:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtarja e njohur, Enca, ka qenë pjesë e mediave rozë kohët e fundit, me dyshimet që ka ngritur rreth ndarjes nga i dashuri i saj afrikan, Mickey Neblett.

    Enca ka hequr të gjitha fotografitë me të dhe nuk ka sinjalizuar që është duke kaluar kohë më me të.

    Por, duket se gjërat për Encën kanë marrë tjetër kahje së fundmi.

    Në një fotografi të publikuar në “Instagram Story” nga këngëtarja Rina Balaj, dora e Encës shihet me unazë në gisht.

    Unaza me diamantin e madh është pikërisht në gishtin e fejesës, duke ngjallur kështu mëdyshjet nëse artistja ka bërë hapin e madh për të kurorëzuar një lidhje.

    Por, kush është burri me fat? Kjo nuk dihet!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark