Fëmija 3-vjeç rrihet barbarisht nga pronarja e çerdhes në Shqipëri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Fëmija 3-vjeç rrihet barbarisht nga pronarja e çerdhes në Shqipëri

    Insajderi
    20 June 2016 - 22:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një fëmijë vetëm 3 vjeç është rrahur barbarisht nga administratorja (pronare) e kopështit privat “Diren”, Anjeza Shabani që ndodhet në Sauk.

    Pamjet shokuse janë transmetuar sonte në emisionin Stop në tv Klan. Ky emision investigoi rastin, pasi babai i fëmijës kishte denoncuar me fakte se fëmija i tij dhunohej.

    “Nuk kam dyshime, kam bindje se djalin ma kanë rrahur”, tha babai në një intervistë për Stop.

    Dhe ky baba paguante me para dhunën, pasi kopështi është privat.

    Pas fotove që babai ka paraqitur në stafin e emisionit ka nisur edhe puna për të zbardhur ngjarjen. Eshtë arritur nga stafi i Stop-it të vendoset një kamera, ku është filmuar dhuna makabre ndaj fëmijës.

    “Kjo është vetëm një ditë”, tha Saimir Kodra teksa pasqyronte kroniken, duke lënë të kuptohet se dhuna ka qenë e vazhdueshme në këtë institucion privat për rritjen e fëmijëve.

     

    https://www.youtube.com/watch?v=BRDwp4iFyq8

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark