Fëmija bie në një kanal në Malishevë, kompania punuese nuk kishte vendosur rrethojat - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Fëmija bie në një kanal në Malishevë, kompania punuese nuk kishte vendosur rrethojat

    Insajderi
    30 May 2024 - 16:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Si pasojë e mos vendosjes së rrethojave rreth një kanali në Malishevë nga kompania që është duke bërë punimet një fëmijë i vogël ka rënë në kanalin që është afër Stacionit të Autobusëve në këtë komunë, shkruan Insajderi.

    Fatmirësisht, fëmija është jashtë rrezikut për jetë, por nga lëndimet e marra është duke u trajtuar në spital.

    Shefi i grupit të LDK’së në Malishevë Arlind Morina ka ngritur këtë shqetësim në mbledhjen e Kuvendit Komunal.

    Ai ka kërkuar nga kryetari dhe drejtoria përgjegjëse që të marrin masa ndaj kompanisë që është duke kryer punimet për mos vendosje të rrethojave.

    Sapo pash një lajm se  një fëmijë ka rënë në lumin tek stacioni i autobusëve. Ti merrni masat e nevojshëm që të mos ndodhin raste të till sepse mund të ndodhin me fatalitet. Kërkoj edhe reagimin e kryetarit dhe nga drejtoria e inspektorati që të marrin masa nga kompanitë që janë duke i kryer punët në sheshin e qytetit që të sigurojnë që jeta e qytetarit dhe fëmijës tonë të mos rrezikohet”, ka deklaruar Morina në mbledhjen e Kuvendit.

    Ai ka kërkuar reagim urgjent të institucioneve përgjegjëse që të vendosin rrethojën e përroit, i cili është jetik për sigurinë e qytetarëve.

    /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark