VIDEO/ Fëmija bie në ujin e Lumbardhit në Pejë, shpëtohet nga një qytetar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    VIDEO/ Fëmija bie në ujin e Lumbardhit në Pejë, shpëtohet nga një qytetar

    Insajderi
    09 May 2022 - 21:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një fëmijë ka rënë në ujin e Lumbardhit në Pejë.

    Ngjarja raportohet të ketë ndodhur sot, saktësisht tek pjesa e njohur si “Ura e Milet Bahçes”.

    Sipas të dhënave të para theksohet se ishte ndërhyrja e shpejtë e qytetarëve, e më pas edhe intervenimi i zjarrfikësve të cilët kanë arritur të shpëtojnë atë.

    Në vendin e ngjarjes më pas kanë arritur edhe ekipet e tjera emergjente.

    Fëmija është arritur të nxirret me sukses nga uji, falë reagimi të shpejtë të një prej qytetarëve i cili është future në ujë për ta shpëtuar atë.

    Madje sipas mediave lokale në Pejë, qytetari ka thyer këmbën e tij në rastin e ndërhyrjes.

    Sipas dëshmitarëve të rastit, fëmija në kohën kur ka ndodhur ngjarja ishte duke lozur në qendër të qytetit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark