"Fëmija është tërhequr zvarrë disa metra ...", QKUK jep detaje për gjendjen e 5-vjeçarit që u sulmua nga një ujk - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Fëmija është tërhequr zvarrë disa metra …”, QKUK jep detaje për gjendjen e 5-vjeçarit që u sulmua nga një ujk

    Insajderi
    28 August 2025 - 13:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një fëmijë është sulmuar nga një ujk mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Brod të Shtërpcës.

    Lidhur me rastin ka dal me njoftim QKUK ku kanë treguar se fëmija ka lëndime në gjoks dhe shpinë.

    “Qendra Klinike Universitare e Kosovës, njofton se më datë 27.08.2025, në Klinikën Emergjente të QKUK-së, është pranuar një fëmijë 5-vjeçar nga fshati Brod, komuna e Shtërpcës, me lëndime në gjoks dhe shpinë. Sipas familjarëve, fëmija është sulmuar nga një ujk dhe është tërhequr zvarrë disa metra nga oborri i shtëpisë”, thuhet në njoftim.

    Gjendja e fëmijës është stabile.

    “Pas pranimit në Klinikën Emergjente, ka marrë trajtimin e parë mjekësor dhe janë kryer ekzaminimet e nevojshme fillestare. Aktualisht, fëmija është pranuar dhe po merr trajtim në Klinikën e Kirurgjisë Torakale, ku gjendja vlerësohet stabile. Janë dhënë vaksinat, sipas protokollit, si dhe është konsultuar Psikologu Klinik për vlerësimin dhe mbështetjen e gjendjes emocionale të fëmijës. Pavarësisht gjendjes stabile, për arsye të monitorimit dhe mundësisë së ndryshimeve eventuale, pacientja do të qëndrojë për disa ditë në klinikë”, thuhet aty.

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, tha se fëmija është i moshës 5 vjeç.

    Sipas tij, pas sulmit, fëmija është dërguar fillimisht në Qendrën Emergjente të Ferizajt dhe më pas është transportuar për trajtim në Prishtinë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark