Fëmija i goditur nga vetura në Pejë, në gjendje stabile - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Fëmija i goditur nga vetura në Pejë, në gjendje stabile

    Insajderi
    27 April 2025 - 17:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një fëmijë është goditur nga një veturë mesditën e sotme në rrugën “Wesley Clark” në Pejë.

    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:55, ndërsa policia dhe ekipi mjekësor kanë reaguar menjëherë pas njoftimit.

    Drejtori i Qendrës Emergjente në Pejë, Besnik Ibraj, tha se pacienti është duke vazhduar me ekzaminimet mjekësore, shkruan Insajderi.

    “E kemi pranuar një fëmijë për trajtim në spitalin e Pejës si pasojë e goditjes nga vetura. Gjendja është stabile, jashtë rrezikut për jetën. Po vazhdon me ekzaminimet mjekësore. Ka lëndime në gjunjë dhe regjionin e gjoksit,” deklaroi Ibraj.

    Lajmin për aksidentin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili bëri të ditur se fëmija është dërguar menjëherë në spital për trajtim.

    “Sot rreth orës 12:55, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën Wesley Clark në Pejë. Në këtë aksident ishin të involvuara një veturë dhe një këmbësor (fëmijë), si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, tha Rugova.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark