“Një fëmijë po qante, i kishte këpucët me gjak” – Një dëshmitar tregon detaje nga vrasja e gruas në Ferizaj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Një fëmijë po qante, i kishte këpucët me gjak” – Një dëshmitar tregon detaje nga vrasja e gruas në Ferizaj

    Insajderi
    12 April 2024 - 16:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një vrasje e rëndë ka ndodhur në Ferizaj. Një person ka vrarë një grua në Qendrën për Punë Sociale ndërsa ka plagosur një burrë. Nga Prokuroria Themelore në Ferizaj deklaruan se dyshimet e para janë që gruaja është vrarë nga ish-bashkëshorti i saj.

    Ndërkohë një dëshmitar i ngjarjes i ka thënë Insajderit se ish-çifti dyshohet se kishin qenë në konflikt për shkak të kujdestarisë së fëmiut.

    I njëjti theksoi se e ka parë një fëmijë të moshës rreth 14 vjeçare kur ka dal nga enti social duke qajtë, ndërsa këpucët i kishte të gjakosura.

    “Thanë se janë kap se kush e mban fëmiun, kanë qenë brenda entit social edhe e gjuajt me armë gruan e vet. Një fëmijë më duket se ka qenë i moshës 14-15 vjeçare, atë e pash duke dal nga objekti ndërsa këpucët i kish pas me gjak”, ka deklaruar për Insajderin ky dëshmitar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark