Fëmija peng i mosmarrëveshjeve fetare të prindërve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Fëmija peng i mosmarrëveshjeve fetare të prindërve

    Insajderi
    05 July 2016 - 19:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një baba mysliman është duke tentuar të fitojë kujdestarinë e vajzës së tij nëntëvjeçare pasi atij nuk i pëlqen partneri i ish-gruas së tij dhe nuk aprovon konvertimin e saj në fenë e krishtere, raporton Daily Mail.

    Analisti politik, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, i ka thënë Gjykatës së Lartë në Londër se është shkurorëzuar nga gruaja sepse ajo nuk jetonte sipas stilit të fesë islame.

    Ai është përfshirë në seancën gjyqësore lidhur me kujdestarinë e vajzës së tij nëntëvjeçare, e cila jeton me nënën që prej shkurorëzimit të prindërve.

    Në seancë ai ka thënë se nuk pajtohet që ish-gruaja e tij të ketë të dashur katolik. Gjatë seancës është dëshmuar se analisti politik kishte marrë vajzën për pushime në Algjeri pa lejen e nënës së saj. Atje ai e kishte lënë vajzën te të afërmit e tij.

    Gjykata e urdhëroi atë që ta kthente vajzën e vogël te nëna e saj, e cila ishte konvertuar në fenë islame për t’u martuar me analistin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark